Në Peru janë regjistruar shifra të larta të viktimave nga koronavirusi.
Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti Jonhs Hopkins, numri zyrtar i viktimave pas një rishikimi nga autoritetet, arrin në 180,000.
Kryeministrja Violeta Bermudez, deklaroi se autoritetet duhet të bëjnë të ditur situatën reale të Covid-19.
“Ne mendojmë se është detyra jonë të bëjmë publike informacionet e përditësuara”, është shprehur ajo.
Peruja ka qenë një nga vendet më të goditura në Amerikën Latine e cila është përballur me mungesë oksigjeni dhe kaos të sistemit shëndetësor.
Ndërkohë pas rishikimit të shifrave të fundit të publikuara nga universiteti Johns Hopkins, Peru bëhet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në botë për frymë.
/abcnews.al/