Deputeti i qarkut Durrës Ferdinant Xhaferaj tha se perspektiva më optimiste do të ishte rotacioni politik. Më tej Xhaferaj argumentoi duke thënë se edhe nëse ndodh një humbje e ngushtë me 3-4 mandate, krijon besim se do të ribëhet gjëja. Sipas Xhaferaj, nëse në zgjedhjet e 11 majit nuk arrihet as rezultati i Bashës, do të jetë Basha që do të largojë Berishën.
“Perspektiva më optimiste është që të mundësohej rotacioni politik, do e pranoja dhe një humbje të ngushtë me 3-4 mandate të Berishës sepse krijon besim që mund të ribëhet gjëja. Rikthimi i Berishës në 11 maj do të jetë fati i keq që po Lulzim Basha do të detyrojë të largohet sepse nëse nuk merr as rezultatin e Bashës, atëherë nuk vlen justifikimi që m’i vodhën votat por duhet të krijojë mundësinë që opozita të ribëhet për 2029.
Tek sovranizimi që lidhet me kohën politike, në 2023 kandidon Bejleri për zgjedhje lokale. Ka shumë demokratë që në rradhë të parë janë shqiptarë dhe patriotë dhe nuk ta pranojnë këtë lloj zhvendosje nga sovranist në kthim e mbështetje e Bejlerit. Të gjitha bashkë japin mbarimin e kohës politike. Të gjitha formësojnë mbarimin e kohës politike për Berishën.”
/ abcnews.al