Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Personi me thikë që plagosi priftin dhe murgeshën në Francë para sulmit bërtiti: Duhet të vrasim Macron

schedule20:16 - 24 Prill, 2022

schedule 20:16 - 24 Prill, 2022

Një burrë sulmoi me thikë  një prift dhe një murgeshë në një Kishë në qytetin e Nicës në Francë, thanë zyrtarët sot.

Por sipas mediave të huaja, para se të godiste priftin dhe murgeshën, ai bërtiti “duhet të vrasim Macron.”

Prifti Krzysztof Rudzinski, u godit 20 herë me një thikë 7 centimetra, përpara se murgesha Marie-Claude, 72 vjeç të pritej në dorë, teka përpiqej t’i merrte thikën sulmuesit.



Lexo edhe: Sulmohen me thikë prifti dhe murgesha në Francë

Policia arrestoi një 31-vjeçar francez nga Fréjus, Franca juglindore, pas sulmit në orën 10 të mëngjesit në Kishën  Saint Pierre d’Arène, Nice.

Kryetari i bashkisë së Nices, Christian Estrosi, postoi një foto nga brenda Kishës dhe tha se sulmuesi ishte një francez i ‘jo i qëndrueshëm mendërisht”,  dhe mendohet se e kishte planifikuar sulmin prej “disa ditësh.”

Franca zhvilloi sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Një fitore e Macron në këtë votim do ta bënte atë presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!