Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë rehabilitim dhe punësim: Po bëhet biznes nga OJF-të

schedule22:33 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 22:33 - 22 Dhjetor, 2021

Kryetari i Shoqatës së Personave me Dëmtime të Shtyllës Kurrizore të Shqipërisë, Sokol Murataj shprehet se për këtë kategori personash me aftësi të kufizuar, punësimi dhe rehabilitimi është kthyer në një makth.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, Murataj ka debatuar me drejtoreshën e përgjithshme të politikave sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merita Xhafaj.

Sipas Muratajt OJF për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe bëjnë biznes. Ndryshe mendon Xhafaj e cila i është përgjigjur se këto kategori kanë marrë pagesat mbështetëse për shkollim, kujdestari, telefon e karburant. Xhafaj mes të tjerash ka shtuar se po përgatitet ngritja e 11 qendrave për rehabilitimin e këtyre kategorive.

Sokol Murataj: Nuk jemi të përfaqësuar… Çalon rehabilitimi. Nuk ka rehabilitim

Merita Xhafaj: Pagesat në kesh nuk merren vetëm për paaftësinë. Por edhe për kompensimin, telefon, karburant, kujdestari. Për shkollimin. Në total është 163 persona, 15 mijë janë fëmijë. Në çdo muaj korriku bëhet indeksimi për personat me aftësi të kufizuar. Është ngritur mekanizimi i fondit social. 30 bashki marrin nga shteti financim për këto persona. Për ngritjen e shërbimeve.

Murataj: Bëhet biznes, me PPP. Bëhet biznes me OJF-të. Rehabilitimi bëhet për të gjithë po i mungon një qendër rehabilitimi Shqipërisë.

Merita Xhafaj: Do bëhen 11 qendra rehabilitimi, për adultët për fëmijët, dhe për moshën e tretë.

Murataj: Biznes Mafioz. Mafie është. E dyta është se punësimi i personave me aftësi të kufizuar ka regres të madh. Nuk ka punësim.

Xhafaj: Ka nevojë për një bashkëpunim konstruktiv. Nëpërmjet bizneseve dhe personave me aftësi të kufizuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!