Personat me aftësi të kufizuar ankohen për vonesat e pensionit, Bashkia: Këto ditë shpërndahet

schedule15:29 - 30 Tetor, 2019

schedule 15:29 - 30 Tetor, 2019

Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara në njësinë administrative Nr. 4 në Tiranë nuk kanë marrë pensionin mujor. Qytetarët shprehen se pensioni duhet të kishte kaluar që në datë 25 tetor, por ende po presin prej ditësh për ta tërhequr atë. Ndërsa sipas Bashkisë së Tiranës fondi ka kaluar në thesar që më datë 26 dhe pritet të shpërndahet këto ditë.

Prej datës 25 tetor këta persona me aftësi të kufizuara në zonën e Alliasit po presin të marrin pensionin e tyre dhe ende se kanë marrë.

Ata shprehense janë një numër i madh personash të cilët presin këtë pension prej ditësh për të blerë ilaçet apo dhe ushqimet bazike.

Një tjetër problem sipas tyre është edhe pensioni i ulët, pasi shpenzimet për të blerë produktet më bazike dhe për të paguar ujin e energjinë elektrike,  janë të papërballueshme.

Bashkia e Tiranës ka fondin e pensionit për personat me aftësi të kufizuar të cilin e kalon në thesar dhe më pas e shpërndan. Sipas burimeve të Bashkisë fondi ka kaluar në thesar më datë 26 tetor dhe këto ditë do të shpërndahet për qytetarët. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!