Persona të panjohur kanë sulmuar me gurë efektivët e Policisë në universitetin e Athinës.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në ambientet e universitetit të Athinës.
Policia kishte shuar në universitetin e Athinës për të survejuar punimet që po bëhen atje për ndërtimin e një biblioteke të re. Siç raporton protothema.gr, rreth 30 persona të maskuar me kapuç në fytyrë dolën këtë mesditë papritur nga Fakulteti i Bujqësisë dhe janë nisur direkt te policët për t’i sulmuar me gurë. Më pas ata janë arratisur nga vendngjarja. Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, shkruan protothema.gr.
Autoritete përkatësve po punojnë për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al/