Persona të armatosur vranë 21 civilë gjatë një sulmi të premten në një fshat në rajonin Mopti, një zonë që vazhdon të jetë e prekur nga aksionet e organizatave xhihadiste. Persona të armatosur të panjohur bastisën fshatin Yarou, jo shumë larg qytetit Badiagara, dje pasdite, thanë burimet për Reuters.
“Kishte një masakër të vërtetë, njerëz të armatosur u vërsulën në fshat dhe filluan të qëllonin njerëzit. Numri është i rëndë, 20 deri në 30 të vdekur dhe të plagosur”, tha një burim. Një tjetër burim për Reuters sqaroi se në fakt 21 persona kishin humbur jetën, mes tyre ishin edhe gra ndërsa 11 të tjerë ishin plagosur.
Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë, të paktën deri më tani. Vendi i Afrikës Perëndimore është përballur që nga viti 2012 me një krizë të thellë sigurie për shkak të një kryengritje të dhunshme në lidhje me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik që zuri rrënjë në veriu pas një rebelimi separatist Tuareg në 2012.
Aktiviteti xhihadist u përhap gradualisht nga veriu në pjesën qendrore të vendit dhe shtetet fqinje Sahel, Burkina Faso dhe Niger. Mijëra njerëz u vranë dhe miliona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre./abcnews.al

