Përshtatën një lokal për të luajtur Poker, arrestohen pronari dhe bashkëpunëtori i tij në Maliq

schedule14:55 - 13 Shkurt, 2025

schedule 14:55 - 13 Shkurt, 2025

Pronari i një lokali në fshatin Vashtmi të Maliqit dhe bashkëpunëtori i tij, kanë përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ata kanë përshtatur lokalin për të luajtur Poker.

Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe 12 shtetas, të cilët u kapën duke luajtur në lokal.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bet25”.

Përshtatën një lokal në fshatin Vashtmi, për të luajtur Poker, arrestohen pronari i lokalit dhe bashkëpunëtori i tij.

Procedohen në gjendje të lirë 12 shtetas që u kapën duke luajtur në lokal.

Sekuestrohen 1 tavolinë Pokeri, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të përfituara nga loja.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një lokali në fshatin Vashtmi, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq finalizuan operacionin policor të koduar “Bet25”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi 48 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi 31 vjeç.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokalit, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!