Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve për organizmin e lojërave të fatit dhe të basteve sportive.
Në kudër të operacionit “Willow” ranë në pranga shtetasit e moshave 30, 46 dhe 54 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al