Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përshtatën ambiente për lojëra fati, shitej edhe kokainë/ Tre persona në pranga në Milot dhe Laç

schedule08:50 - 22 Prill, 2026

schedule 08:50 - 22 Prill, 2026

Tre persona janë vënë në pranga në Milot dhe Laç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rastet”, pasi kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.

Në Milot, u vu në pranga një 45-vjeçar, pasi në lokalin e tij u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati. Ndërkaq, u shpall në kërkim një 31-vjeçar, pasi në një ambient në pronësi të tij, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati.

Në Laç u arrestuan dy persona dhe një tjetër u procedua penalisht.



Në lokalin e shtetasit të proceduar, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe kokainë, e ndarë në doza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!