Tre persona janë vënë në pranga në Milot dhe Laç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rastet”, pasi kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.
Në Milot, u vu në pranga 45-vjeçari Ylli Veseli, pasi në lokalin e tij u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati. Ndërkaq, u shpall në kërkim 31-vjeçari Pjetër Lleshi, pasi në një ambient në pronësi të tij, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati.
Në Laç u arrestua 21-vjeçari Shkëlzen Preni dhe 33-vjeçari Dorian Mema. Një shtetas tjetër u procedua penalisht.
Në lokalin e shtetasit të proceduar, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe kokainë, e ndarë në doza./abcnews.al


