Përshkallëzohet tensioni mes Turqisë dhe NATO

schedule11:25 - 18 Nëntor, 2017

schedule 11:25 - 18 Nëntor, 2017

Përshkallëzohet dhe më shumë tensioni mes Turqisë dhe NATO-s me vendimin më të fundit të presidentit turk Erdoan, i cili ka vendosur të  tërheqë 40 ushtarë nga një trajnim i përbashkët në Norvegji.

Presidenti turk Erdogan vendosi të tërheqë 40 ushtarë të impenjuar në ushtrimet e aleancës atlantike në Norvegji pasi themeluesi i vendit Mustafa Kemal Ataturk dhe vetë Erdoan janë cilësuar si armiq në një hartë gjatë një stërvitjeje ushtarake/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vendosi të hetojë ngjarjen duke i kërkuar falje qeverisë së Ankarasë për incidentin.

Por pavarësisht kësaj Erdoan urdhëroi tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve turq nga stërvitja e përbashkët e NATO-s.

Ministri norvegjez i mbrojtjes nuk ka pranuar të komentojë incidentin. Turqia është në një moment shumë delikat për sa i përket marrëdhënieve me NATO. Anëtarësimi i saj në Aleancën atlantike, është vënë në provë nga kontakte të vazhdueshme me Rusinë e Vladimir Putin sidomos kur në muajin shtator Ankaraja bëri të ditur se është e interesuar në blerjen e disa raketave mbrojtëse nga Moska

Aleanca atlantike bëri të ditur se ka pezulluar nëpunësin civil i vendosur në dispozicion nga Norvegjia dhe që nuk është pjesë e personelit të NAto-s i cili përdori emrat e Ataturk dhe Erdoan në hartën e Armiqve.

Forcat e armatosura turke përfaqësojnë forcën e dytë më të madhe të aleancës atlantike pas Shteteve te bashkuara të Amerikës duke vendosur në gadishmëri më shumë se një milion ushtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!