Konflikti i dhunshëm midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, vazhdon ende duke shënuar 7 ditë që nga nisja e luftës. Përhkallëzimi i përplasjeve nisi si pasojë e dëbimit të Palestinezëve nga shtëpitë e tyre dhe sulmi i policisë Izraelite në Jeruzalemin Lindor.
#Gaza tonight#Gaza #GazaUnderAttack #Gaza_Under_Attack #Palestine #Israel #GenocideinGaza pic.twitter.com/3yTpTJNvsc
— Palestinow.com (@palnowcom) May 17, 2021
Hamas u përpoq të përfitonte nga zemërimi që mbizotëronte në rajon për të fituar epërsi politike edhe në Bregun Perëndimor. Dita e djeshme shënoi numrin më të lartë të viktimave që nga e hëna e kaluar. Sipas Autoritetit Palestinez, 40 Palestinezë u vranë në 24-orë, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 188, midis tyre edhe fëmijë.
Sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza 55 fëmijë kanë humbur jetën. Bombat e vazhdueshme dhe lëshimi i raketave ka shkaktuar panik tek të dy kombet. Vlerësohet se që nga 10 maj, grupet e armatosura të Gazës kanë qëlluar me 3,000 raketa në drejtim të Izraelit .
The world is watching a massacre live on social media!
Terrifying!
Disgusting!#HopeToGaza pic.twitter.com/IZNsdJ3XqK— Humanitarian Relief (@IHHen) May 16, 2021
Dhjetë persona u plagosën dje, duke nxituar për tu fshehur në një vend të sigurt. Nga ana tjetër, Izraeli vazhdoi sulmet e tij ajrore, duke bombarduar shtëpinë e një udhëheqësi të Hamasit./abcnews.al