Përshkallëzohen tensionet mes SHBA dhe Iranit

schedule15:41 - 20 Qershor, 2019

schedule 15:41 - 20 Qershor, 2019

 

Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Rojet e Revolucionit në Iran deklaruan se kanë rrëzuar një dron amerikan në territor ajror Iranian që sipas tyre po mblidhte informacione.

Rojet e revolucionit në Iran bënë të ditur se kanë rrëzuar një dron amerikan në territorin ajror në një distrikt në lindje të vendit. Në një deklaratë për mediat, pasdaranët shpjeguan se forcat e tyre të mbrojtjes ajrore rrëzuan një mjet fluturues pa pilot që përdorej për të marrë informacione.

Shtetet e bashkuara të amerikës nga ana e tyre kanë konfirmuar rrëzimin e dronit. Por ndryshe nga ajo që pretendon Teherani, sipas asaj që raporton ABC News, mjeti gjendej në hapësirën ajrore ndërkombëtare në ngushticën e Hormuz dhe jo në territor Iranian.

Gjithnjë sipas mediave amerikane, që citojnë një zyrtar amerikan, droni i përket marinës amerikane dhe u rrëzua gjatë një misioni identifikimi të një rakete iraniane tokë – ajër.

Sipas mediave shtetërore iraniane që citojnë rojet e revolucionit, droni është rrëzuar pasi shkeli hapësirën ajrore iraniane.

Gjenerali  Iranian Hosein Salami, komandant i rojeve revolucionare islamike të Teheranit, ndërkohë deklaroi se rrëzimi i dronit është një mesazh i qartë për shtetet e bashkuara të amerikës, si dhe një sinjal për faktin që Irani dhe pse nuk do luftë me askënd, në të vërtetë është gati për luftë.

Në cdo rast incidenti vjen një moment përshkallëzimi tensionesh në rajon, duke shkaktuar shqetësime për një përplasje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Uashingtoni akuzoi teheranin si përgjegjës i sulmeve ndaj dy anijeve naftëmbajtëse në Gjirin e Oman në 13 qershor.

Teherani, nga ana e tij mohon akuzar dhe lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një plan të orkestruar pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjetur një pretekst për të përdorur forcën kundër Iranit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!