Përshkallëzohen tensionet, Koreja e Veriut paralajmëron Uashingtonin me përdorimin e armëve bërthamore

schedule09:39 - 21 Korrik, 2023

schedule 09:39 - 21 Korrik, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut paralajmëroi SHBA duke thënë se dërgimi i pajisjeve bërthamore në Korenë e Jugut mund të “konsiderohet i mjaftueshëm” që vendi i tij të përdorë armët e veta bërthamore.

Deklarata e Kang Sun Nam vjen si kundërpërgjigje pasi SHBA-ja dërgoi një nëndetëse të pajisur me raketa balistike bërthamore në Korenë e Jugut.

Në të njëjtën kohë, përpjekjet e SHBA për të kontaktuar autoritetet e Koresë së Veriut në lidhje me arrestimin dhe ndalimin e ushtarit 23-vjeçar Travis King deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

King, i cili ishte në Korenë e Jugut si pjesëtar i ushtrisë amerikane të vendosur në vend, ishte arrestuar për sulm dhe ishte dënuar me dy muaj burg. Ai ishte urdhëruar të paguante një gjobë.

Pas lirimit të tij javën e kaluar, ai do të transferohej në Teksas, ndoshta për masa të mëtejshme disiplinore.

Megjithatë, në vend që të shkonte në aeroportin Incheon të Seulit, King ndoqi një grup turistësh në fshatin kufitar të Panmunjom dhe ndërsa grupi iu afrua portës kufitare të ruajtur nga ushtarët me Korenë e Veriut.

Motivet e aktit të Kingut nuk dihen. Të afërmit e tij thanë për ABC se ai me siguri kishte frikë nga pasojat ligjore që do të përballej për shkak të burgosjes së tij, si dhe shkarkimit të tij të mundshëm nga ushtria.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!