Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump të zgjasë afatin e negociatave për dy javë, në mënyrë që diplomacia të ketë kohë të ecë përpara për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.
Në një postim në X, Sharif gjithashtu i bëri thirrje Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit për një periudhë dyjavore si një gjest vullneti, ndërsa inkurajoi të gjitha palët të respektojnë një armëpushim të përkohshëm për të lejuar diplomacinë të arrijë një zgjidhje paqësore.
“Kjo është një mundësi për të përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të fuqishme drejt rezultateve thelbësore në të ardhmen e afërt,” shkroi Sharif, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
/abcnews.al/


