Përsëritet tragjedia në “rrugën e vdekjes”, viktimat e aksidentit në Thumanë humbën jetën pranë përkujtimores së 4 viktimave të tjera

schedule09:59 - 6 Mars, 2022

schedule 09:59 - 6 Mars, 2022

Ashtu siç ka marrë edhe emërtimin nga qytetarët, aksi Fushë Krujë – Milot është kthyer në një rrugë “vdekje”, për shkak të aksidenteve të shpeshta dhe fatale që ndodhin. Vetëm pak pas mesnate në afërsi të Thumanës, 4 persona gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes së dy makinave me të cilët ata udhëtonin. Viktimat u identifikuan si Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Rastësia e frikshme në këtë aksident është se ka ndodhur pikërisht në një vend ku dy vite më parë ndërruan jetën 4 të rinj. Në pamjet e siguruara nga ABC shihet mbetjet e makinave të përfshira në aksident pak pas mesnatës që janë ngjitur me përkujtimoren e 4 viktimave të 18 marsit të 2020. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!