Vështirë se mund të harrohen këto kujtime. Tifozët e Aston Vilës e mbajnë gjithmonë mend sesi skuadra e tyre, në atë kohë kampione e Anglisë, fitoi papritur Kupën e Kampionëve.
Ishte viti 1982 dhe në finale e luajtur në Roterdam përballë ekipit nga Birmingami ishte Bajerni I madh I Mynihut, që padyshim ishte favorit, por që doli i mundur.
Ky duel do të përsëritet sonte në Champions, por nëse bavarezët mbeten sërish gjigandë dhe pretendentë në Europë nuk mund të thuhet kjo për anglezët.
Bajerni është favorit I qartë për fitoren, edhe pse luan në stadiumin e famshëm historik, “Vila Park”, që është shtëpia e Aston Vilës që nga viti I largët 1897.
Gjithsesi, Harri Kejn, do të jetë në dyshim deri në fund, të paktën për të luajtur si titullar, pasi kapiteni I Anglisë doli nga fusha me lëndim në derbin e Bundesligës kundër Leverkusenit.
Gjermanët kanë pak shqetësime të tjera, dhe yjet kryesorë janë gati.
Trajneri Vinsent Kompani beson se ndeshja do të jetë tepër e fortë dhe fizike, siç janë zakonisht në Angli, ndonëse ka besim tek Bajerni. Bavarezët fituan 9-2 ndaj Dinamos së Zagrebit në javën e parë në Champions, ndërsa Aston Vila triumfoi 3-0 në fushën e Jang Bojsit./abcnews.al