Përse vendosi të hyjë në garë për kreun e PD dhe sa shanse ka përballë Berishës? Përgjigjet Ibsen Elezi

schedule19:49 - 9 Maj, 2022

schedule 19:49 - 9 Maj, 2022

Ibsen Elezi, i cili shpalli kandidaturën e tij për kreun e PD një ditë më parë, ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se përse e mori vendimin për të hyrë në garë, Elezi tha se e bëri për t’i dhënë kuptim, pasi një garë pa debat nuk është më e tillë.

Ndërsa sa i përket pyetjes se sa shanse ka përballë Berishës, Elezi tha se sot demokratët nuk shkojnë më pas emrit, por vetëm pas asaj që përfaqëson.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Pse vendosët të kandidoni për kreun e PD?

Elezi: Për faktin se kjo po shkonte si një garë pa kuptim, se nuk debatohej për pikëpamjet,. Garat duhet të kenë debat, përndryshe garat nuk kanë vlerë.

Xhokaxhi: Po hyni për të fituar apo për të shpalosur idetë?

Elezi: Ajo që serviri në Kuvendin e 11 Dhjetorit G29, nuk shpalosi asnjë ide të qartë se çfarë do të bëhet me këtë parti dhe si mund të vihet në pushtet. Pikëpamjet konservatore u braktisën, se në momentin që vetëm e artikulon nuk ke asnjë platformë konkrete, atëherë t’i nuk ke më një frymë konkrete. Në linjat e përgjithshme frymë liberale dhe e hallakatjes do një frymë tjetër që të mbledhë situatën.

Xhokaxhi: Besoni se keni shanse përballë Berishës?

Elezi: Nuk e di si mund të zhvillohet, por shanse për vota po, pavarësisht se jam në kushte të disfavorshme. Por besoj se ka shanse për një ballafaqim të fortë, pasi pjesë ma e madhe e anëtarësisë ka treguar se nuk e fokusuar vetëm tek Basha apo Berisha. Njerëzit nuk të ndjekin më thjeshtë për emër.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!