“Përse Valeri nuk zbriti në fushë me fanellën e Juves?”, vijojnë polemikat

schedule17:17 - 14 Shkurt, 2020

schedule 17:17 - 14 Shkurt, 2020

Penalltia e akorduar për Juventusin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Milanit, ka shkaktuar shumë polemika në Itali. Arbitri Valeri nuk hezitoi aspak të akordonte penallti për bardhezinjtë dhe CR7 barazoi shifrat në minutat shtesë.

Matteo Salvini nuk qëndron në heshtje në situata të tilla dhe ka reaguar ashpër. Politikani i njohur italian, njëkohësisht një tifoz i zjarrtë i Milanit, ka sulmuar arbitrin kryesor në një postim në rrjetet sociale.

Përse arbitri nuk zbriti në fushë me uniformën e Juventusit?“, pyet në mënyrë ironike Salvini. Një rast i ngjashëm nuk u akordua penallti për Brescian në ndeshjen ndaj Cagliarit. Rizzoli e shpjegonte saktë se pse nuk ishte, ndërsa Valeri vendosi ndryshe mbrëmjen e kaluar dhe ndëshkoi Milanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!