Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përse tërbohet Ilir Meta”, Spiropali publikon videon: Dëgjoni mokrarin Ramadan

schedule19:32 - 16 Mars, 2021

schedule 19:32 - 16 Mars, 2021

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shfaqur ndryshe në rrjetin social “Facebook”.

Ajo ka zgjedhur të publikojë një video me nota ironie, ku shihet se bashku me një qytetar, i cili thotë disa vargje për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa nuk lë pa etiketuar edhe Presidentin.

“Përse tërbohet Ilir Meta”,thotë mes rreshtash qytetari nga Paskuqani, ndërsa Spiropali bashkangjitur videos së publikuar shkruan: “Dëgjojeni mokrarin Ramadan në Paskuqan”.

“Unë thërras e ulërij, Shqipëri tungjatjeta! Këtë përgjigje ma jep t’i,- përse tërbohet Ilir Meta?”, thotë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!