TIRANË- Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Real Story” foli për procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ai theksoi se hetimet për këtë dosje nuk janë bërë të plota nga ana e Prokurorisë.
“Hetimet e dosjes partizani nuk janë bërë dhe shumë të plotë, sepse element i truallit në atë dosje lë shumë për të dëshiruar, origjina e truallit.
Nëse këta nuk kanë marrë dosjet e arkivave italiane, gjithçka për atë truall, ka shumë problem, sepse ekzistojnë dy vkm, qeverisë së partizanëve të Italisë dhe qeverisë së Hoxhës, me bazë vendimin dëmshpërblimit që ishte nga konferenca e Parisit, që u bë pjesa e dëmshpërblimeve të luftës.
Ajo shifër 5.6 milionë dollarë iu caktua që ta shlyente Italia dhe u ngritën dy komisione, të Shqipërisë dhe të Italisë, që të vlerësonte pronat që ishin në Itali. Harta e tokës është e shpronësuar, ato dosje janë të tëra në Itali. Nuk është hetuar deri në themele nga Prokuroria”, tha ai./abcnews.al


