Përse nuk u prit opinioni i Venecias për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese? Si përgjigjet Alket Hyseni

schedule23:05 - 19 Shkurt, 2020

schedule 23:05 - 19 Shkurt, 2020

Në emisionin Byro Politikë mbrëmjen e sotme përballë gazetares Juli Xhokaxhi ishte i ftuar deputeti i PS Alket Hyseni.

I pyetur nga gazetarja Mimoza Kociu se përse nuk u prit delegacioni i Venecias dhe më pas të vendosej për përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, deputeti Hyseni tha se nuk ishte ky thelbi i pyetjes për të cilin i ishin drejtuar venecias duke anashkaluar përgjigjen.

Mimoza Kociu: Në momentin që kishit përplasje me presidentin për anëtarin e Gjykatës kushtetuese , ku pati debat mes mazhorancës dhe presidentit, cfarë nguti kishit që nuk pritët komisionin e Venecias të jepte opinionin e saj. Ju e miratuat vetëm 1 ditë përpara ardhjes së Komisionit këtu.

Alket Hyseni: Inciativa që ne kemi bërë është përpara se ti nisej Venecias. Ne hoqëm dorë nga ai nen, në atë projekt ligj i cili i jepte fuqi prapaverpuese de fakto cështjes së betimit të asaj kandidateje. Ne e bëmë këtë që të ruanim një standart, për atë që i jemi drejtuar Venecias do presim përgjigjen e saj, e hidhur apo e ëmbël qoftë ajo, mendojmë se është një zgjidhje e një organi të specializuar që sot e respekoj më tepër.

Mimoza Kociu: Po përse nuk e pritët opinionin e venecias?

Alket Hyseni: Nuk është ky thelbi i gjykimit që i jemi drejtuar Venecias. Ne i jemi drejtuar Venecias me këtë pyetje; a mundet që presidenti që tej afatit 30 ditë pa e ushtruar të drejtën të zgjedhë një emër jashtë 3 emrave të përzgjedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!