“Përse nuk ka VAR në Spanjë? Ishte penallti e qartë”, Koeman i tërbuar pas ndeshjes

schedule23:19 - 10 Prill, 2021

schedule 23:19 - 10 Prill, 2021

Barcelona nuk mundi të fitojë El Clasicon e mbrëmjes së sotme, teksa doli e humbur me shifrat 2-1 ndaj Real Madrid në një ndeshje shumë të bukur dhe plot raste, por edhe gabime të arbitrave. Ishte një penallti e padhënë për Barçën në fund dhe Koeman e ka me arbitrin pas ndeshjes.

“Nëse të gjithë e kanë parë ndeshjen, mendoj se tifozët e Barcelonës janë të nxehur. Jam shumë i pakënaqur me dy vendime të gjyqtarit. Në pjesën e parë nuk kemi qenë mirë, as në sulm e as në mbrojtje. Në të dytën u përmirësuam.

Gjyqtari duhet të korrigjonte vendimet sepse ekziston një penallti e qartë. Edhe një herë duhet ta pranojmë dhe të heshtim. Po e them qartë atë që mendoj, duhet të ishte 2-2. Shtesa duhej të ishte më e gjatë dhe në rastin e penalltisë nuk ndërhyn VAR. Nuk e di pse nuk ka VAR në Spanjë”, u shpreh Koeman. /abcnews.al