“Përse mendohet një luledielli”, poezi shpirti në shqip e italisht nga Teuta Dhima

schedule10:52 - 3 Nëntor, 2023

schedule 10:52 - 3 Nëntor, 2023

E ftuar në “ABC-në e Mëngjesit” ka qenë, zonja Teuta Dhima, poete dhe biblografe, për të folur për librin e fundit me poezi, “Përse mendohet një luledielli”.

Ajo shprehet se ky titull nuk ka për qëllim zgjidhjen e një dileme, por ftesën për reflektim.

“Përpos faktin të qënit lulja ime e preferuar, lulediellin mund ta quajmë një muzë, pasi ka frymëzuar poetë. Eshtç një lule muzë, që dukeqenëse ka frymëzuar shumë, solli edhe tek unë këtë pjesë frymëzimi” tha ajo.

Libri është botuar në dy gjuhë, në atë shqip dhe italisht. Dhima shprehet se italishtja është një gjuhë e dytë, pasi ka jetuar vitet më të bukura në Itali, ku ka krijuar edhe familjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!