“Përse më futët në videolojë? S’bëhen para me mua”, Ibra “shigjeta” FIFA-s

schedule14:16 - 24 Nëntor, 2020

schedule 14:16 - 24 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po kalon një periudhë të jashtëzakonshme në karrierën e tij. 39-vjeçari arriti të shënojë dy gola në duelin kundër Napolit dhe i dërgoi kuqezinjtë në vendin e parë të renditjes. Imazhi i tij është sërish një ndër më të kërkuarit në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Këtë gjë ka bërë dhe videoloja e famshme, FIFA EA Sport, e cila e ka bërë suedezin pjesë të saj në lojë. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Zlatanit, i cili ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”. Bomberi tregon se ai nuk është pjesëtar i kësaj loje dhe nuk do t’a lejonte kurrë që ata të fitonin para, duke përdorur imazhin e tij.

“Kush i dha leje FIFA EA Sport për të përdorur emrin dhe fytyrën time? Unë nuk jam i vetëdijshëm të jem anëtar i Fifpro dhe nëse jam, unë jam vendosur përmes një manovre të çuditshme, pa asnjë njohuri të vërtetë. Dhe me siguri nuk e kam lejuar kurrë diçka të tillë që FIFA.com apo Fifpro të fitojë para dukë më përdorur mua”, shkruan Ibra në postimin e tij. /abcnews.al