Përse është i ndaluar emri “Linda” në Arabinë Saudite?

schedule09:00 - 20 Shtator, 2020

schedule 09:00 - 20 Shtator, 2020

Prej kohësh, regjimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kufizuan emrat si një mënyrë për të inkurajuar unitetin kombëtar, zakonisht përqendruar te grupi etnik ose feja shumicë. Për shembull, Turqia ndaloi emrat kurdë dhe prapashtesat jo-turke, siç është “-ian”. Irani post-revolucionist ndaloi emrat perëndimorë dhe ndaloi ata para-islamik persian. Burokratët izraelitë iu vendosën emigrantëve hebrenj nga Evropa dhe vendet myslimane emra hebraikë kur mbërritën. Regjistruesit e Algjerisë ishin të detyruar të sigurojnë që emrat të ishin “me tingëllim algjerian, shkruan The Economist.

Megjithatë, edhe sot, toleranca zyrtare është e kufizuar. Algjerianët akoma ndalojnë emra të tillë si Kahina, një mbretëreshë hebre që luftoi me ushtritë pushtuese të Islamit. Një kurd në Turqi mund ta pagëzojë fëmijën e tij me emrin Serëav, që do të thotë luftëtar, por ka të ngjarë të kërkojë aprovimin e qeverisë.

Pak kohë më parë Arabia Saudite ndaloi 51 emra. Shumë u favorizuan nga myslimanët Shiitë, të cilët janë një pakicë në mbretëri. Në mesin e emrave të ndaluar ishte edhe Linda.

Kështu ndodhi edhe me një burrë, të quajtur Labad, i cili për gati katër vjet e la vajzën e tij pa emër, pasi shkoi në gjykatë për emrin që preferonte për fëmijën e tij. Në korrik ai më në fund fitoi dhe vajza e tij u emërtua zyrtarisht me emrin e zgjedhur. l.k/abcnews.al