“Përse devijove?” Çfarë u tha në bisedën e fundit mes pilotit dhe qendrës së kontrollit në Milano

schedule09:30 - 4 Tetor, 2021

schedule 09:30 - 4 Tetor, 2021

“Përse devijove? Për të shmangur turbulencat?” Kjo ishte pyetja e fundit që iu bë përmes radios nga Qendra e Kontrollit në Linate, pilotit të aeroplanit që u përplas në San Donato, Milano.

Përgjigja e pilotit ishte një “jo” e menjëhershme. Disa sekonda më pas, mjeti fluturues u zhduk nga radarët. Në orë 13.07, tre minuta pas ngritjes nga pista, aeroplani privat devijoi nga rruga që duhej të ndiqte dhe nisi të humbte lartësi me nga 25 deri në 30 metra në sekondë.

Lexo edhe: Përplasja e aeroplanit në Milano, mes viktimave edhe një fëmijë

Sipas raportimit të mediave në vend, hetimet janë duke vijuar për të zbuluar se çfarë nuk shkoi mirë.

Siç raportohet nga Corriere della Sera, aeroplani i drejtuar nga 68-vjeçari Dan Petresku u zhduk nga monitorët pa asnjë alarm dhe pa kërkuar që të kthehet në aeroport si urgjencë. Në atë moment moti në San Donato ishte me shi dhe re të ulëta. Mjeti fluturues humbi lartësinë për 16 sekonda derisa u rrëzua duke u marrë jetën 8 personave në bord.

Hetimet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve dhe analiza e kutisë së zezë do të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!