Përqindje kartoni dhe mijëra € Partizanit, Esat Mala transferohet në Turqi

schedule18:32 - 23 Qershor, 2021

schedule 18:32 - 23 Qershor, 2021

Esat Mala do të vijojë karrierën në Turqi, në Superligë me fanellën e Giresunspor. Mesfushorit i përfundon kontrata me Partizanin në fund të muajit dhe nuk kishte rinovuar.

Gjithsesi ai është 22 vjeç dhe kalimi jashtë vendit u kushton turqve, që duhet të paguajnë taksën e formimit sipas rregullave të FIFA.

Giresunspor duhet të paguante rreth 150 mijë euro, por ka gjetur gjuhën e përbashkët me Partizanin. Abcnews.al mëson se “demat” do të përfitojnë rreth 100 mijë euro.

Veç të ardhurave direkt, ata do të mbajnë edhe 10 për qind të kartonit. Në rast se Mala do të shitet nga Giresunspor sërish, atëherë Partizani do të arkëtojë sërish të ardhura.

Mesfushori nga Kosova nisi të luante me “demat” në janar të vitit 2018 dhe për 3 sezone e gjysmë spikati në Superiore, duke u bërë objektiv i shumë klubeve jashtë vendit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!