Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ndodhet në Athinë në një vizitë dy ditore që nisi sot, ndërsa nesër do të ketë takimet zyrtare.

Pas vizitës 5 orëshe në Traki, Çavuşoğlu u prit në Athinë nga homologu i tij grek Nikos Dendias në një darkë informale në një restorant në qendër të Athinës me sfond Akropolin.

Për pak çaste, tensionet dhe deklaratat e forta për cështjen e detit janë harruar nga dy palët.

Mediat greke kanë fiksuar pamjet e momentit të takimit dhe përqafimit mes dy politikanëve, kur ministri i Jashtëm turk doli nga makina e tij. / Abcnews.al

