Kryeministri, Edi Rama njoftoi se ditën e sotme rreth orës 18:00 në sheshin “Skënderbej” do të zhvillojë një organizim pas rezultateve të numërimit të votave, që e nxjerrin PS fituese në zgjedhjet e 25 prillit.
LEXO EDHE: Rama “thyen” heshtjen: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ftoi patronazhistët, koordinatorët, drejtues e anëtarë të partisë të bashkohen.
“Sot në 18:00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë, të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkroi ai.
Ndërkohë, pak pas mesditës duket se kanë përfunduar përgatitjet në sheshin Skënderbej. Vihet re që janë vendosur karriget me distancë nga njëra-tjetra, ndërsa Rama pritet të flasë pranë monumentit të Skënderbeut.l.k/abcnews.al