Përplasjet për projektin e Vlorës, shefi i kabinetit thirrje Denajt: Meta nuk gabon, sill letrat saktë

schedule17:45 - 6 Janar, 2021

schedule 17:45 - 6 Janar, 2021

Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti ka vijuar replikat me ministren e Financave për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, që solli përplasjet mes kreut të shtetit dhe të qeverisë. Panariti i kërkoi ministres që të përmbushë detyrimet dhe të mos krijojë asnjë vonesë për investimet në Vlorë, ndërsa shtoi se atëherë presidenti brenda ditës do të shqyrtojë dokumentacionin.

Nëse nuk arrin që të kuptojë ku qëndron antikushtetushmëria, Presidenti me shkresat e dërguara i ka kujtuar nevojën e përmbushjes së detyrimeve ligjore që prej muajit shtator, kishte tre muaj kohë që të përmbushte mangësitë, por zgjodhi të vazhdojë në shkelje. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje të përmbushë detyrimet dhe të mos krijojë asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentacionin te presidenti sikur e kërkon ligji, presidenti brenda ditës do ta shqyrtojë. Presidenti nuk gabon” tha ai.

Ministrja Anila Denaj tha sot se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen me fondin saudit pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë. Ministrja shtoi se një pjesë e huasë është rialokuar nga një objekt në tjetër, brenda të njëjtës zonë gjeografike, ndërsa tha se janë respektuar të gjitha proceduat dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës. Ministrja theksoi se krijimi i një grupi negociator është i panevojshëm, kur ka dakordësi mes palëve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!