Përplasjet me Metën për Vlorë-Orikum, Denaj: Procedura është plotësisht ligjore

schedule11:22 - 6 Janar, 2021

schedule 11:22 - 6 Janar, 2021

Ministrja e Financave Anila Denaj përmes një konference për shtyp ka sqaruar përplasjet me Presidentin Ilir Meta lidhur me marrëveshjen e huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Dabaj tha se procedura është plotësisht ligjore dhe se presidenti është informuar me dy shkresa. Ministrja pohoi se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë. Ministrja shtoi se një pjesë e huasë është rialokuar nga një objekt në tjetër, brenda të njëjtës zonë gjeografike, ndërsa tha se janë respektuar të gjitha proceduat dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës. Ministrja theksoi se krijimi i një grupi negociator është i panevojshëm, kur ka dakordësi mes palëve.

“Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan, në lidhje me termin ‘negocim’ dhe arsyet e ndryshimit. Unë sqaroj.  Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje. Marrëveshja është ratifikuar në Kuvend. Me të njëjtin fond dhe burim financuar të negociuar sipas parashikimeve të realizohet një projekt tjetër në të njëjtin qark.  Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës.

Dakordësia me palën saudite për të ndryshuar objektin dhe jo shumën financiare, kjo dakordësi i hapi punë dy projekteve paralele. Ku qëndron kundërshtia me Kushtetuesen, me qëllimin, frymën apo gërmën? Me qëllim dhe në frymë është lehtësisht i nevosjshëm për të rritur investimet. Në gërmë, procedura është ligjore. Sqaroj presidentin se vetëm në kushtet ku projekt- marrëveshjet mbajnë parashikime të caktuara ku insititucionent nuk janë dakord, vetëm në këto raste ngrihen grupet negociatore. Fakti që ligji 43 nuk e konsideron procesin e negociatave konfirmohet edhe enë lidhjen e marrëveshjeve të tjera. Nevoja për grup negociator nuk ka qenë i nevojshëm.

Presidenti interpreton në mënyrë të gabuar zbatimin e mënyrës së negocimit. Në këtë moment kërkoj të sqaroj publikisht se cila është nevoja e ndryshimit të objektit infrastrukturor. Analiza e vlerësimit të projektit të parë të lotit të 4 të lumit të Vlorës, nxori një vlerë më të lartë se vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. 

Por mbi këtë argument ngre akuza për mashtrim. Akuza të panevojshme. Presidenti te tenton të paraqesë si një veprim arbitrar anulimin e projektit. Dua të sqaroj. Infrastruktura në zonë  e tyre do të realizohet. Kërkoj pak durim por infrastruktura do të realizohet. Krijimi i një grupi negociator është i panevojshëm, kur ka dakordësi mes palëve. Nëse presidenti nuk lëshon autorizimin për këtë duhet të pyesni presidentin”, u shpreh ministrja. g.v/abcnews.al