KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se kanë vepruar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, me 24 shtator kur terroristët serbë sulmuan patrullën policore.
Në një deklaratë zyrtare theksohet se, trupat paqeruajtëse ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar situatën nga afër dhe “të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej”.
Po ashtu në deklaratë thuhet se komandanti i KFOR-it po mban kontakte te rregullta me EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave të sigurisë së Prishtinës si dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë./ abcnews.al