Përplasjet në Gaza, deri tani 315 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën

schedule09:30 - 31 Tetor, 2023

schedule 09:30 - 31 Tetor, 2023

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është rritur në 315 që nga fillimi i përleshjeve mes Izraelit dhe grupeve palestineze më 7 tetor, tha ushtria.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në një konferencë për shtyp dha informacione të përditësuara për numrin e ushtarëve që kanë humbur jetën në konflikt.

Duke thënë se familjet e 315 ushtarëve dhe oficerëve janë njoftuar deri më tani për vdekjen e tyre, zëdhënësi i ushtrisë tha se “numri i pengjeve në Rripin e Gazës është 238”.

Hagari tha se “sulmet tokësore” në Gaza do të vazhdojnë dhe se “Nuk do të hyjë karburant në Rripin e Gazës, ky është një vendim në nivel politik dhe ne po e zbatojmë atë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!