Incidente të rënda kanë ndodhur pas ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit në “Air Albania.
Tifozët kanë përdorur sende të forta dhe karrige kundër njëri tjetrit dhe kundër policisë, duke lënë edhe të plagosur lehtë.
Është dashur ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e tifozëve.
Gazetarja Xhensila Kodra ka bërë me dije se policia ka shoqëruar 46 tifozë boshnjakë dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë.
Tirana humbi me rezultatin 0-1 ndaj kampionëve të Bosnjës./ h.ll/abcnews.al