Deri tani dihet vetëm që do të jetë një përballje spektakolare. Më të dalluarit e këtij kompeticion, “Furitë e Kuqe” spanjolle do të përplasen kokë më kokë, me “Gjelat” francezë, në orën 21:00, në “Allianz Arena”, të Mynihut, në sfidën e parë gjysmëfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka pozicionuar të tijët me skëmën, e zakonshme, 4-2-3-1, me portën që si zakonisht mbrohet nga Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë Cucurella dhe “lepuri” Jesus Navas, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Nacho Fernandez. Para vijës së fundit të mbrojtjes janë pozicionuar Rodri e Fabian Ruiz, ndërsa Lamine Yamal, Dani Olmo e Nico Williams, qëndrojnë pas kapitenit “bomber”, Alvaro Morata.
Në krahët tjetër tekniku Didier Deschamps ka vendosur të përdorë sërish rreshtimin 4-3-3, ku në portë nuk ka sesi të mungojë “ylli” i Milan, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandes e Jules Kounde, me qendrën që mbulohet nga Saliba e Upamecano. Në mesfushë qëndrojnë Rabiot, Tchouameni e Kante, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kylian Mbappe, Ousmane Dembele e Randal Kolo Muani. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: