Përplasje “titanësh” mes Chelsea dhe Milan, formacionet e mundshme të supersfidës së mbrëmjes

schedule11:30 - 5 Tetor, 2022

schedule 11:30 - 5 Tetor, 2022

Chelsea do të presë Milan një “Stamford Bridge” në një ndeshje që është cilësuar si supersfida e mbrëmjes së sotme, duke nisur që nga ora 21:00.

Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren, kuqezinjtë për të mbajtur vendin e parë, ndërsa blutë e Londrës për të shijuar 3 pikët e para në fazën e grupeve.

Në këtë ndeshje, Chelsea nuk do të ketë shërbimet e N’Golo Kante dhe Edouard Mendy. Sulmeusi i kombëtares shqiptare, Armando Broja pritet ta nisë nga stoli këtë takim, me Potter që me shumë gjasa ka rezervuar minuta dhe për 22-vjeçarin.

Milani gjithashtu pati humbje të mëdha për sa i përket lojtarëve për shkak dëmtimesh. Kuqezinjtë do të mbeten pa portierin, Mike Maignan për shkak të lëndimit. Për më tepër, mbrojtësi i majtë Theo Hernandez është gjithashtu jashtë fushës për të njëjtën arsye.

Ballo-Toure do të përdoret si mbrojtës i majtë në vend të Theo,  në vend të Maignan do të fillojë Tatarusanu.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa; Fofana, Thiago Silva, Koulibaly; James, Kovacic, Gallagher, Chilëell; Mount, Sterling; Aubameyang.

Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!