Anëtarë të stafit të sigurimi të Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur fizikisht me anëtarët e shoqërisë civile të cilët në mënyrë simbolike po kundërshtonin projektligjin për financimin e partive politike.
Marshi i shoqërisë civile kundër projektligjit për financimit e partive politike nuk përfundoi sic e kishin planifikuar.
Aktivistët e shoqërisë civile janë përballur me sigurimin e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi këta të fundit nuk i lejuan t’i vendosin posterat sikurse ndodhi në partitë tjera.
Ismet Kryeziu nga KDI-ja kërkoi nga kryetari i kësja partie i cili njëherësh është kryetar i Kuvendi Kadri Veseli përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj shoqërisë civile.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. /ABC News Albania 24/7