Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplasje në Kuvend, momenti kur Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja, si reagoi ai

schedule11:52 - 21 Prill, 2022

schedule 11:52 - 21 Prill, 2022

Një moment i sikletshëm ka ndodhur mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në Kuvend. Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij erdhi ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha kërkoi të flasë vetë, për t’ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama.



Kreu i qeverisë tha se do të ndërpriste çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të kësaj force politike vjen Berisha.

Sakaq, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. Pas kësaj situate seanca u ndërpre, pasi Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim. Sakaq, gjesti i bërë nga Berisha preku Alibeajn. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!