Përplasje në Komisionin e Ligjeve. Demokratët përmendin Tahirin

schedule15:30 - 24 Tetor, 2017

schedule 15:30 - 24 Tetor, 2017

Debati mes PS e PD lidhur me kërkesën e prokrorisë për t’i hequr imunitetin parlamentar Saimir Tahirit ka vijuar sot në komisionin e ligjeve, që kishte tjetër axhendë projekt ligjin për tarifat gjyqësore. Ndjekim se çfarë ka ndodhur sot në këtë komision.

Komisioni i Ligjeve u mbodh rreth diskutimit nen për nen të ligjit për tarifat gjyqësore, pjesë e reformës në drejtësi. Kundër u pozicinuan anëtarët democrat të cilët diskutimin e panë të pandashëm me aktualitetin.
Kjo nuk do të ishtë një mbledhje e thjeshtë për kreun e këtij komisioni Ulsi Manja, i cili i ofroi kolegëve demokrat të vazhdonin vetëm në rast se kishte një propozim konkret ndaj ligjit.
Deputeti Oerd Bylykbashi mori fjalën për të folur për shërbimin gjyqësor dhe tarifën, por një propozim nuk e dha.
Bashkim Fino theksoi edhe njëherë për kryetarin e komisionit se deputetët demokrat, sipas tij po bënin politikë dhe jo një diskutim mbi rendin e ditës.
Rreth nenit 5 demokratët folësn sërisht për barazi përpara drejtësisë. Duke e sjellë në kontekstin e ligjit dhe tarifave të parashikuara në të, Eduard Halimi përdori rastin Tahiri për të
Kjo nuk ndaloi kryetarin Manja të vazhdonte me miratimin e ligjit nen për nen dhe në tërësi teksa anëtarët demokrat largoheshin nga salla.

https://www.youtube.com/watch?v=EEDP1x1-ATA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!