TIRANË- Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik duke goditur njëri-tjetrin me grushte në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë.
Ata kanë marrë lëndime në disa pjesë të trupit dhe aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e përplasjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al