“Përplasje” londinezësh, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Chelsea-Arsenal

schedule17:52 - 21 Tetor, 2023

schedule 17:52 - 21 Tetor, 2023

Gjithçka është gati për “derbin e Londrës”, me “blutë” e Chelsea dhe “topçinjtë” e Arsenal, që do të ndeshen në orën 18:30, në mitikun “Stamford Bridge”, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Mauricio Pochettino i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është spanjolli Sanchez. Në krahët e mbrojtjes janë Cucurella e Malo Gusto, me qendrën që mbulohet nga Colwill e Thiago Silva. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, Enzo Fernandez, Moises Caicedo e Connor Gallagher, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Sterling, Mudryk e Cole Palmer.

Në krahun tjetër, tekniku Mikel Arteta i ka pozicionuar në fushë “topçinjtë” e tij me formacionin 4-3-3, ku në portë nuk ka se si të mungojë Raya. Në mbrojtje vijnë nga krahët Ben Ëhite e Zinchenko, me qendrën që mbulohet nga William Saliba e Gabriel. Në mesfushë përballë “bluve” janë vendosur Odegaard, Jorginho e Declan Rice, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bukayo Saka, Gabriel Jesus e Gabriel Martinelli. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!