Përplasje “gjigandësh” në finalen e FA Cup, publikohen formacionet zyrtare të “derbit të Manchester”

schedule15:11 - 3 Qershor, 2023

schedule 15:11 - 3 Qershor, 2023

Në orën 16:00, në mitikun “Wembley” të Londrës do të startojë finalja e madhe e FA Cup, ku për herë të parë në historinë e këtij trofeu, në finale do të përballen 2 skuadrat e Manchester, City e United.

Përsa i përket formacionit, tekniku spanjoll, Pep Guardiola i ka vendosur “qytetarët” e tij, me formulën, 3-2-4-1, ku në portë për çudi është vendosur gjermani Ortega e para tij në mbrojtje Kyle Walker, Ruben Dias e Akanji. Më të tërhequr në mesfushë janë John Stones e Rodri, ndërsa më të avancuar janë Bernardo Silva, Kevin de Bruyne, Gundogan e Jack Grealish. Ndërkaq, i vetëm në majën e sulmit është vendosur “vikingu”, Erling Haaland.

Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag ka vendosur t’i rreshtojë “djajtë” e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka si të mungojë David de Gea. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Luke Shaw e Wan-Bissaka, ndërsa në qendër kemi Lindelof e Raphael Varane. Para mbrojtjes janë vendosur 2 brazilianët Fred e Casemiro, ndërsa më të avancuar janë Jadon Sancho, Christian Eriksen e Bruno Fernandes. Ndërkaq i vetëm në majën e sulmit është golashënuesi më i mirë i “djajve” këtë sezon, Marcus Rashford. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!