Në kufirin mes Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë, me qindra emigrantë janë përfshirë në një përplasje fizike me agjentët e policisë boshnjake. Disa prej tyre arritën të kalonin pengesat e vendosura, duke u futur në territorin kroat.
Tensioni u përshkallëzua pasi ata kaluan dy netë, në temperatura minimale, në pritje për të kaluar në Kroaci. Temperaturat gjatë natës, kanë zbritur deri në minus pesë gradë Celsius. /abcnews.al