Përplasje e armatosur në Greqi, plagoset 35-vjeçari shqiptar dhe dy grekë

schedule13:55 - 5 Gusht, 2021

schedule 13:55 - 5 Gusht, 2021

Një shqiptar dhe dy grekë janë plagosur orët e para të mëngjesit pas një përplasje të armatosur në Peristeri.

Ngjarja është regjistruar në orën 04:00 të mëngjesit. 35-vjeçari shqiptar u dërgua nga Burnazi në spitalin e Atikës, pasi ka marrë tre plumba gjatë përplasjes me armë.

Ndërkohë dy grekët janë dërguar drejt një tjetër spitali. Njëri prej tyre ka marrë një plumb në kyçin e këmbës ndërsa tjetër është plagosur në kokë.

Tashmë autoritetet greke po hetojnë për rrethanat që kanë sjellë përplasjen e armatosur mes dy grupeve. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!