Përplasja Wagner-Putin/ Moska pezullon ngjarjet në natyrë për një javë

schedule18:25 - 24 Qershor, 2023

schedule 18:25 - 24 Qershor, 2023

Rajoni i Moskës ka pezulluar të gjitha ngjarjet masive në natyrë deri më 1 korrik, njoftuan autoritetet. Ky njoftim vjen pasi kryetari i bashkisë iu kërkoi qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e tyre nëpër kryeqytet.

Sergei Sobyanin, në një deklaratë në Telegram, njoftoi se në kryeqytetin rus është shpallur “një operacion kundër terrorizmit” dhe se e hëna nuk do të jetë “ditë pune”, me qëllim “minimizimin e rreziqeve”.

“Situata është e vështirë,” tha kryebashkiaku i Moskës Sobyanin në deklaratën e tij të postuar në Telegram. Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!