Përplasja President-Parlament-Qeveri, Zogaj: Më shumë politike, vjen nga drejtësia tranzitore

schedule18:12 - 19 Nëntor, 2019

schedule 18:12 - 19 Nëntor, 2019

Më shumë politike e ka konsideruar analisti Preç Zogaj përplasjen e fundit President-Parlament-Qeveri. Sipas tij kjo ka ardhur në kuadër të tranzicionit të reformës në drejtësi.

“Nuk jemi te drejtësia e re, por drejtësia tranzitore. Nganjëherë është më keq, kjo tranzitorja rezulton më e keqe dhe në këtë kuadër ka lindur ky konflikt i madh për të cilin unë nuk kam kompetencë të gjykoj, por mendoj se është rruga e duhur për t’i dhënë rrugë ligjore konflikteve”.

Përplasje juridike apo politike?

“I ka të dyja se reflektojnë njëra-tjetrën, por për mua është pak më shumë politike por me bazë juridike. Nuk jam dakord që kjo është prova historike se reforma në drejtësi nuk ka filluar akoma”.

Dhe në këtë kontekst Zogaj e sheh me optimizëm rezultatin e pritshëm të reformës në drejtësi, pasi sipas tij është bërë në bashkëautorësi të SHBA-së dhe Gjermanisë dhe është votuar me konsensus nga palët.

“Themelore është që kemi nën kuadër kushtetues të reformës në drejtësi që është votuar me konsesnus, është miratuar ka kaluar dy herë në komisionin e Venecias ka bashkaautorësi nga SHBA e Gjermaninë  po gjatë rrugës ka prodhuar firo e difekte po në zbatim e sipër mekanizmi është vënë në lëvizje, dhëmbëzat e këtij mekanizimi po fillojnë të rrotullohen, gjen dhe lecka që e ngadalësojnë po është i pandalshëm, do kemi SPAK , që nuk e kemi pas që do të jetë një institucion që do të asistohet fuqishëm nga Shba e Gjermania dhe përbëhet nga prokurorë që kanë kaluar një mori filtrash dhe nuk kanë më asnjë arsye për të mos qenë të pavarur. BKH e Gjykata Speciale do të ngrihet mbi këto principe”.

I pyetur për vendimin epresidnetit Meta për shpalljen non grata të ambasadorit të OSBE në Shqipëri Borchardt, Zogaj thotë se është një vendim i pavlerë pasi ai mund të rrijë në Shqipëri, ndërkohë i kujton presidenti që ne jemi një vend që njohim institucionin e faljes.

“E ka shpallur të padëshirueshëm në zyrën e tij. Është vendim, nuk ka vlerë, ai mund të rrijë në Shqipëri, nuk mund të shkojë përtej mjediseve të Presidencës se është vendim që kërkon t’i nxjerrë një nam të keq ambasadorit. Është gjesti i tij, ai ka kërkuar falje, ne jemi vend që e njohim institucionin e faljes.

OSBE është organizatë më e madhe se individi, e  ka shpjeguar që ka qenë me gruan e vet, pavarësisht kësaj, gjesti është i pajustifikueshëm. Reflekton një akumulim emocionesh politike në rritje, por nuk e ndryshojnë kursin e ngjarjeve, kursi është i programuar, Shqipëria do shkojë drejt drejtësisë së re, jo në kohën që pritej, por as në kohë të largët”. /abcnews.al