Përplasja për mandatin e Holta Zaçaj/ Lami: Paaftësia e Kushtetueses u duk te çështja ‘Xhaçka’

schedule20:21 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 20:21 - 11 Dhjetor, 2024

Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati më 10 mars 2025, por deri tani ajo ka dhënë sinjale se nuk do pranojë të largohet nga detyra. Gjykata e Lartë ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatë, duke konfirmuar vakancën pas mbarimit të mandatit të Zaçajt, por kjo e fundit i është drejtuar Komisionit të Venecias.

Lidhur me këtë ka folur në “Real Story”, pedagogu dhe profesori i shkencave politike, Roland Lami, i cili u shpreh se paaftësia e Gjykatës Kushtetuese u duk që te çështja ‘Xhaçka’.

Ai ka theksuar se vihet re shumë qartë paaftësia e institucionin për të përmbushur detyrimet që i cakton Kushtetuta

“Mua më bën të mendoj për paaftësinë që ka ky institucion për aftësinë për të përmbushur detyrimet që i cakton Kushtetuta. Më qartë paaftësinë e këtij institucioni e shoh te mandati i zonjës Xhaçka.

Më pas do të interpretojmë dhe sjelljen që ka pasur kreu i këtij institucioni në raport se me kur i mbaron mandati kushtetues. Për rastin Xhaçka kemi dy mocione që i paraqitën në Këshillin e mandateve, i cili mban qendrimi kundër duke gjykuar që në rastin e zonjës Xhaçka nuk ka mospërputhje në atë ç’ka parasheh kushtetuta. Paraqitet në parlament dhe parlamenti voton. Edhe krijohet precedenti këtu fillon interpretimi im, duke prishur rregullin dhe duke mosrespektuar Kushtetutën.

Sipas meje, Kuvendi është maxhoranca dhe prish një traditë”, tha ndër të tjera Lami./abcnews.al