Përplasja për Kushtetuesen, Hajdari: Po i bëjmë hile njëri-tjetri, të gjejmë gjuhën

schedule13:08 - 11 Nëntor, 2019

schedule 13:08 - 11 Nëntor, 2019

Nga foltorja  e kuvendit kryetarja e grupit parlamentar opozitar i bëri thirrje palëve që të të gjejën konsensusin në lidhje me kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese.

“Konsensusi për kandidaturat do ishte zgjidhja e duhur për vendin tonë dhe të krijonim një precedent që të gjenim një gjuhë të përbashkët për këtë pikë. I bëj thirrje palëve të gjejnë gjuhët dhe Presidneti nëse ka kandidaturë të fshehur të thotë që nuk është ky synimi im, por unë jam plotësisht gabim.

Duhet të ketë një përzgjedhje nga Presidenti dhe një nga Kuvedni dhe nga Gjykata e Lartë që nuk bëhet dhe ka ngelur pezull. Është e qartë që procedura ka boshllëqe ne po shkojmë drejt një konflikti të panevojshëm, do ishte mirë të ndërprisnim seancën të bisedonim me Presidentin për këtë çështje dhe të tregonte se mënyra si po procedon nuk është për një preferencë të caktuar por në mënyrë strikte, se KED ka shkelur procedurën në lidhje me mënyrën si ka dërguar listat e presidentit”.

Sipas Hajdarit nëse duam  një Gjykatë Kushtetuese me anëtarë dinjitet dhe që mos cënohet integriteti në të ardhmen duhet të gjehet dhe mos krijohet precedent.

“Unë e përsëris, të gjitha palët kanë faj po i bëjmë hile njëri –tjetrit, është e kotë të vijojmë. Nëse duam Gkykatë Kushtetuese me anëtarë që kanë dinjitet dhe inetgriteti mos cënohet në të ardhmen duhet të gjejmë gjuhën dhe mos krijojmë precedent. Ky është apeli im”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!